Kreu i VV-së në Drenas: Dy palët që fituan nuk janë asgjë më shumë se sa mashtrues
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka thënë se të dy palët që fituan në Drenas nuk janë asgjë më shumë se sa mashtrues.
Ai tha se ata (PDK dhe DD) kanë një qëllim të përbashkët vazhdimin e traditës së tyre duke e lënë Drenasin të pazhvilluar, duke i sjellë vetës dhe familjeve të tyre dobi pasurore përmes grabitjes e plaçkitjes së të mirave të përbashkëta.
Statusi i plotë i Elezit:
Sot 7 ditë u bënë kur 3757 qytetarë tē Drenasit nuk iu nënshtruan dy partive të oligarkëve që kanë një kulm të përbashkët PDK.
Ne jemi mirënjohës të gjithë atyre që votuan nr 144 Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Të dy palët që fituan nuk janē asgjë më shumë se sa mashtrues dhe kanë një qëllim të përbashkët vazhdimin e traditës së tyre duke e lënë Drenasin të pazhvilluar, duke i sjellë vetës dhe familjeve të tyre dobi pasurore përmes grabitjes e plaçkitjes së të mirave të përbashkëta.