Rezultatet aktuale/ Arigon Sinani më i votuari i PDK-së në Drenas

Arigon Sinani, sipas të dhënave preeliminare del të jetë kandidati më i votuar për asamblenë komunale në Drenas nga PDK.

Ai deri tani ka siguruar 550 vota, por rikujtojmë se ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato të diaspores dhe të personave me nevoja të veqanta.

Numri 7 në listën e PDK-së ka qenë më i votuari edhe në zgjedhjet e rregullta të partisë të kryesisë së degës në vitin 2018.

Sinani ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në garën zgjedhore duke i siguruar se do të jetë zëri i tyre në kuvendin komunal./DrenicaOnline/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë