Ky është personi që dyshohet se e kanosi Ramiz Lladrovcin, ja çfarë iu gjet në shtëpi

Policia e Kosovës këtë të enjte në fshatin Tërstenik të Drenasit ka arrestuar M. Dvoranin.

Deri tek arrestimi i tij ka ardhur sepse i njëjti dyshohet se ka kërcënuar përmes Facebook-ut kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovcin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet brenda Policisë ka mësuar se gjatë bastisjes së shtëpisë së Dvoranit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole, disa fishekë dhe një radiolidhje.

Pavarësisht kësaj, gjykata ndaj të dyshuarit nuk ka caktuar masën e paraburgimit, por vetëm masën e arrestit shtëpiak.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë