Drenicaku që përkrahu PDK-në në Skenderaj: Në luftë më janë vrarë baba, gjyshi e stërgjyshi

Një qytetar nga Skenderaj, ka reaguar ashpër pas debatit të zhvilluar kohëve të fundit për garën në Skenderaj.
Ai ka treguar haptas se ka përkrahur PDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura.
Sipas tij, ai nuk ishte kundër Familjes Jashari, por kundër atyre që dëshiruan ta përçajnë Drenicën. Ai vazhdojë më tutje duke treguar se “më janë vrarë gjatë luftës baba, gjyshi e stërgjyshi” por sipas tij, Bekimi ishte i rrethuar nga “hienat”. Prindi i Sami Loshit, i cili e bëri këtë reagim në Facebook, ishte ndër ushtarët më të shquar të UÇK-së, shkruan gazetascanner.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Nuk kam qene dhe nuk do jem kurre kunder Familjes Jashari.Thjeshte kam perkrahur bindjet e mija Politike . Per Familjen Jashari jam ne gjendje ta sakrifikoj edhe antarin e fundit te Familjes time.
Ne lufte me jane vrar 3 breza Bab,Gjysh,Stergjysh nuk mund ta doni e tja kuptoni dhimbjen Familjes Jashari me mire se une !!Nuk ishim kunder Familjes Jashari ishim kunder individeve te cilet po mundoheshin ta perqanin Drenicen dhe te perfitonin per interesa personale ne emer te Familjes se shenjet Jashari.!!
Koha do e tregoj kush ka qene kunder Familjes Jashari e kush kunder Bekimit e kush e ka dashur Bekimin larg hijenave qe i kishte per’rreth…!!#DrenicaNukPerqahet.
