Nënkryetari i PDK-së në Drenas: Bashkë do të festojmë në fitoren e madhe të 14 Nëntorit

Bekim Lestrani, U.D. e Nënkryetarit të PDK-së në Drenas, ka falenderuar të gjithë ata që i dhanë besimin të jetë në kryesinë e re të degës.

“Ky vendim është edhe një rikonfirmim i unitetit, të gatishmërisë tonë të përbashkët për ta fuqizuar bastionin e PDK-së në Drenas, prandaj ju ftoj që në secilën dege dhe nëndegë të jeni të gatshëm të jepni kontributin tuaj”, ka thënë Lestrani.

Qytetarë të nderuar,
Simpatizantë, aktivistë dhe anëtarë të devotshëm të PDK-së,

Së pari ju falënderoj për mbështetjen që keni dhënë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe mua që të jam përfaqësues i juaj në asamble, dhe ju informoj së tanimë kam marr pozitën e U.D i Nënkryetarit të PDK-së dega në Drenas funksion të cilën do e ushtroj deri në zgjedhjet e brendshme të subjektit tonë.

Një falënderim kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit , kryetarit të Drenasit dhe U.D të kryetarit të degës z.Ramiz Lladrovci dhe të gjithë juve për besimin e dhënë që të vazhdojmë me procesin e konsolidimit të brendshëm. Ky emërim dhe përgjegjësi për mua, dhe Kryesinë e re të Degës së PDK-së në prag të balotazhit, është angazhim për të fuqizuar punën në terren dhe në nëndegë si dhe degën në përgjithësi.

Ky vendim është edhe një rikonfirmim i unitetit, të gatishmërisë tonë të përbashkët për ta fuqizuar bastionin e PDK-së në Drenas, prandaj ju ftoj që në secilën dege dhe nëndegë të jeni të gatshëm të jepni kontributin tuaj.

PDK është dhe do të mbetet pasardhëse e UÇK-së dhe vlerave të saja, prandaj kontributi ynë i përbashkët për më shumë së dy dekada, nuk mund të zbehet nga një grup, që interesin personal e ka vendos mbi interesin e subjektit tonë dhe të liderëve tonë që fatkeqësisht nuk janë me ne sot dhe gjykohen padrejtësisht.

Në këtë rafsh, unë dhe familja ime që nga një familje e UÇK-ja jemi në PDK sepse mendojmë që është Partia e vetme që përfaqëson më së miri vlerën kombëtarë e UÇK-së dhe të shtetndërtimit e shtetformimit të Kosovës sonë të dashur.

Në këto momente të vështira në të cilën ka kaluar subjekti ynë nga padrejtësia ndaj liderëve tanë, PDK e ka gjetur forcën dhe fuqinë të shënoj një rikthim të madh në nivel nacional, prandaj duke e parë rritjen e saj ne nuk duhet të lejojmë që asnjë grupacion dashakeq të pengoj rrugën tonë të fitores.

Në këtë proces që jemi e në të cilën me besimin tuaj do ju përfaqësoj serish, është koha që të gjithë bashkë të vazhdojmë rrugën e fitores më 14 nëntor, e që do të jetë një fitore e juaja dhe e Partisë Demokratike të Kosovës në bastionin e saj. Ne asnjëherë nuk kemi lejuar që të hidhet mjegull mbi të kaluarën e UÇK-së, dhe në përsëri nuk do të lejojmë që të hidhet mjegull mbi forcën trashëguese të luftës që përmban PDK-ja.

Ju ftoj secilin dhe jo vetem, që të bashkoheni në karvanin e fitores, dhe me 14 nëntor të lartësojmë fuqinë e madhe të PDK-së duke u shndërruar në subjektin e parë në nivel vendi. Ne së bashku me ju jemi PDK-ja, sepse ne në asnjë momente të sfidave tona nuk lejuam që ta shohim veten jashtë vlerës së PDK-së dhe liderëve tonë, dhe në asnjë moment nuk e hodhëm votën tonë përtej numrit dhe emrit të PDK-së.

Bashkë kemi themeluar PDK-në, bashkë kemi mbajtur fuqinë e saj për kaq vite dhe bashkë do të festojmë në fitoren e madhe të 14 Nëntorit.
Edhe njëherë Faleminderit për përkrahje dhe Bashkohuni në përgjegjësitë e reja të fitores së madhe të PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit për kryetar.

Me respekt!

Bekim LESTRANI – U.D. e Nënkryetarit të PDK-së në Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë