Drenas/ Hapet fushata kundër trafikimit me njerëz

Komuna e Drenasit përkatësisht Zyra për Barazi Gjinore, ka hapur fushatën sensibilizuese kundër trafikimit me qenie njerëzore. Kjo fushatë ka për qellim vetëdijesimin e qytetarëve dhe ndërgjegjësimin mbi fenomenin e trafikimit, kur dihet se është një dukuri e cila prek edhe shoqërinë në Kosovë. Një ndër format me të reja të mashtrimit të viktimave të trafikimit është përmes internetit dhe komunikimit nëpër rrjete sociale. Të rinjtë mashtrohen për punë kinse ju sjellin përfitime ndërsa përfundojnë në rrjet të trafikantëve.

Komuna ka shpërndarë broshura në hapësirat e shërbimit me qytetarë, në institucionet e shkollave dhe në Qendrën për Punë Sociale, përmes të cilave paraqiten format e mashtrimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

Fushata sensibilizuese ka filluar sot dhe do të zgjasë një muaj dhe aktivitetet do të mbahen në institucione shkollore dhe vende të tjera për të parandaluar trafikimin e fëmijëve. Mesazhi i kësaj fushate është “Trafikimi prek të gjithë, ta mbrojmë vetën dhe fëmijët tanë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë