Gani Krasniqi merr votat e mjaftueshme për të qenë asamblist i Kuvendit në Drenas

Gani Krasniqi nga Negroci ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

Ai deri më tani ka siguruar 380 vota ku ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë, shkruan DrenicaOnline.

Krasniqi ka premtuar se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Të dashur bashkëvendas,
Të dashur qytetarë të Drenasit,

Tani kam konfirmimin së pas përkrahjes suaj do te jem pjesë e Asamblës Komunale në Drenas. Ne pamundësi që të ju falënderoj secilin veq e veq, përmes ketij postimi ju falënderoj plotë 380 herë për besimin e dhënë.
Ju jam mirënjohës dhe shumë falenderues.
Premtoj së do te jem zëri juaj i arsyeshëm ne Kuvendin Komunal te Drenasit.

Vazhdojmë bashkë më fitorën e Nëntorit!

#PDK
#RAMIZLLADROVCI177

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë