Ajazi: Të merrën masa për të ndihmuar tejkalimin e situatës në të cilën gjendet Ferronikeli

Kandidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” u ka bërë thirrje instiucioneve të Kosovës që të ndërmarrin masa për të ndihmuar tejkalimin e situatës në të cilën gjendet Ferronikeli.

“Nga kjo situatë po pësojnë mijëra familje të komunës së Drenasit që kanë burim të vetëm të financimit”, ka thënë Ajazi

Ai i ka lutur partitë politike të lënë anash ndasitë dhe të zgjidhin problemin e krijuar.

“Lus të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës që të lënë anash ndasitë dhe të ndërmarrin masa për të shpëtuar të gjitha këto familje, të cilat janë në situatë të vështirë dhe pa asnjë mbështetje”, ka thënë Ajazi.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë