LVV-ja kërkon që Skenderaj të shkojë në rivotim

Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj ka kërkuar që të shkohet në rivotim në këtë komunë.

Kështu ka thënë kryetari i LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, përmes një postimi në Facebook.

“Skënderaj duhet të shkojë në rivotim! Atij burrit të kënaqur me lloçin i jepet edhe një mundësi për t’u kënaqur kur kryhet procesi. S’ka rëndësi kush fiton, ai gjithsesi do të jetë i kënaqur. Atij djalit që bërtiste “baba” ka mundësi me e kuptu që ditën kur të përballet me mëkatin thirret emri i nënës.  Serbët e Banjës do të kenë mundësi që ta votojnë në mënyrë masive PDK-në për kryetar.  Gratë që thoshte kandidati i PDK-së nuk i bën drejtore sepse gratë nuk bën të dalin në orën 10 të natës, kanë mundësi të dalin derë më derë edhe pas mesnatës sepse ai ligj që i ndalon gratë të dalin nuk vlen në kohë fushate. E mbi të gjitha milionat e vjedhura do të shpërndahen sadopak në duart e varfra”, ka shkruar Mehani në Facebook, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ndryshe, dega e LVV-së në Skenderaj nuk ka pasur një kandidat për zgjedhjet e 17 tetorit, pasi të njëjtit kanë përkrahur publikisht kandidatin e pavarur Bekim Jashari. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë