E pabesueshme, por e vërtetë/ LDK e Nisma deri tani nuk kanë siguruar asnjë ulëse në asamblenë e Drenasit!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma Socialdemokrate deri tani nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë ulëse në asamblenë komunale të Drenasit.
Të paktën kështu flasin rezultatet preliminare të shpallura në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton DrenicaOnline.
Sipas KQZ-së, LDK në Drenas ka arritur të marrë vetëm 311 vota që në përqindje i bie 1.60, kurse Nisma Socialdemokrate ka marrë 307 vota apo 1.58%.
Rikujtojmë se votat me kush, ato të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta ende nuk janë numëruar.
Në ueb faqe ende nuk janë procesuar votat edhe për 3 vendvotime.
/DrenicaOnline/