Kaq vende kanë siguruar “Demokratët për Drenasin” në asamblenë komunale

Nga të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, konkretisht nga uebfaqja e KQZ-së, del se “Demokratët për Drenasin” kanë arritur të sigurojnë 8 ulëse në asamblenë komunale të Drenasit.

Me 4.813 vota “Demokratët për Drenasin” kanë arritur të marrin 24.73% të votave për asamble komunale.

Ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.

Ndërsa në uebfaqen e KQZ-së mungon rezultati edhe për 3 vendvotime në Komunën e Drenasit.
/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë