Po shtrohen rrugët në Komoran, Llapushnik e Zabel të Ulët

Më shumë se 1 km rrugë është shtruar me asfalt gjatë ditës së sotme në Llapushnik, Komora dhe Zabel të Ulët.
Kështu ka njoftuar drejtori i infrsatrukturës në Komunën e Drenasit, Endrit Gllareva. Ai ka thënë se kjo është vazhdimësi e punës.
“Sot, gjatë asfaltimit (L= 1050 m’) në rrugën që lidhe Llapushnikun dhe Komoranin me Zabelin e Ulët. Ta gëzojnë banorët rrugën e re, pa pluhur, baltë e plotë mundësi për një jetë më cilësore”, ka njoftuar Gllareva.
Ai në fund thotë se keqbërësit nuk kanë vend në Komunën e Drenasit.
Sipas tij, Ramiz Lladrovci do të fitoi edhe një mandat si kryetar komune.
/DrenicaOnline/