“Green për Drenas” fiton dy ulëse në kuvend, ja çfarë thotë Xhavit Drenori

Dy vende ka siguruar në asamblenë komunale të Drenasit, iniciativa e Xhavit Drenorit “Green për Drenas”. Drenori ka thënë se si subjekt (i ri) politik sado që nuk janë të kënaqur me rezultatet e tyre, prapseprap thotë se janë të lumtur që i dhanë edhe një ngjyrë të bukur demokracisë në komunën e Drenasit.
Postimi i Drenorit:
Faleminderit qytetarë të dashur të komunës tonë!
Dje u dha provimi i demokracisë nga qytetarët tanë.
Në mënyrë të qetë dhe pa probleme të theksuara, qytetarët tanë dje dhanë verdiktin e tyre për qeverisjen 2021-2025 në Drenas.
Si subjekt (i ri) politik sado që nuk jemi të kënaqur me rezultatet tona, prapseprap jemi të lumtur që i dhamë edhe një ngjyrë të bukur demokracisë në komunën tonë.
Rezultati jep një sinjal që 55% e qytetarëve tanë janë për ndryshim të mënyrës së qeverisjes kundrejt 45% për vazhdimin e saj. Prandaj, ne si subjekt politik do vazhdojmë aktivitetin tonë politik mbi bazën e kësaj premise.
Falemderim i veçantë edhe për secilin aktivist/e që për 30 ditë fushate ndihmuan që të jemi konkurent në teren duke shpërndarë programin tonë.
Falë punës së palodhshme të gjithësecilit nga ju, ne si subjekt kemi fituar 2 mandate në kuvendin e ri komunal.
Përndryshe GREEN është themeluar të ngitet dhe rritet ngadal por sigurt, prandaj ne do jemi aktivisht të kyçur në proceset politike dhe jo politike në Drenas.
Gjithë të mirat dhe si GREEN ju përcjellim në këtë fillimjave shumë dashuri.☘️
Xh. Drenori