PDK e fiton Skenderajn pa balotazh

Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës është fitues i zgjedhjeve në Skenderaj.

Ai po prinë dukshëm me 58% në krahasim me Bekim Jasharin që ka marrë 40%, shkruan DrenicaOnline.

Deri më tani janë numëruar 52 vëndvotime prej 75 sa janë gjithsejtë në Komunën e Skenderajt.

Ndonëse exitpollet e nxorën Bekim Jasharin fitues pa balotazh, kjo në realitet nuk ndodhi.

Rikujtojmë se zgjedhjet në Skenderaj u zhvilluan me disa incidente.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë