Ja sa është përqindja e daljes në votime në Drenas deri në orën 15:00?

Deri në orën 15:00, 23.56 për qind e qytetarëve të Drenasit e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, ku të drejtë vote në këtë komunë kanë 54 mijë e 908 qytetarë.
Procesi zgjedhor po vazhdon i qetë dhe nuk është raportuar ndonjë parregullsi.
Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Burim Jonuzi, bëri të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe se nuk ka ndonjë parregullsi.
“Në ora 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet dhe deri më tash gjithçka ka shkuar në rregull; Gjithsej të regjistruar si votues në Komunën e Drenasit i kemi 48 mijë e 908, po ashtu deri në orën 11:00 sipas raportimeve kanë dalë 6.80 për qind e votuesve që e kanë shprehur të drejtën e tyre për të votuar”, tha ai.
Jonuzi ka bërë të ditur se në Komunën e Drenasit janë 7 persona që janë identifikuar me COVID-19, e prej të cilëve veç një person ka shprehur dëshirën për të votuar. Mirëpo, ai tha se këtij personi i është përkeqësuar gjendja dhe i njëjti nuk ka pasur mundësi të votojë.