Lladrovci i drejtohet rinisë dhe grave: Ju i keni dhënë energji mesazhit tonë “Bashkë për Drenasin”

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm, Ramiz Lladrovci përmes një shkrimi në ‘Facebook’ i është dedikuar grave dhe rinisë së Drenasit.

Lladrovci është shprehur krenar me angazhimin e rinisë dhe grave jo vetëm në këtë fushatë elektorale, por edhe në qeverisjen lokale e cila është zgjedhur me performancën më të mirë në Kosovë.

Kryetari aktual që po kërkon edhe një mandat nga qytetarët, ka theksuar se bashku do të bëjnë shumë punë të mira, si bursa e shumë projekte në fushën e rinisë, sportit dhe kulturës. Ndërsa, ka përgëzuar gratë për angazhimin duke i quajtur krenari e Drenasit dhe Drenicës.

“Votimi të dielën duhet ta rikonfirmojë edhe punën tuaj të shkëlqyer, duke hapur çdo derë, me mesazhin se bastioni i PDK-së është i pathyeshëm. Bashkë për Drenasin! Dilni dhe votoni duke ia dhënë mundësinë qeverisjes së mirë, barazisë para ligjit, barazisë gjinore, pjesëmarrjes së fuqishme të grave në vendimmarrje”, ka thënë mes të tjerash Lladrovci.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Rini e çmuar e Drenasit,
Gra, motra, nëna, vajza të dashura,

Uniteti ynë është vlera më e madhe në bastionin e PDK-së, me rininë tonë si vlera më e çmuar jona, ju ftoj së bashku për të vazhduar qeverisjen shembullore në nivel vendi, me aktivizmin, aftësimin, arsimimin tuaj me perspektivë në të gjitha fushat, në veçanti në vendimmarrje.

Pas dhjetëra takimeve elektorale, vazhdoni të përcillni mesazhin tonë, Bashkë për Drenasin, te shokët dhe shoqet tuaja, deri në orën e fundit, duke dëshmuar se bastioni i PDK-së, fuqizohet nga rinia, ripërtërihet dhe nuk ndalet, në komunën me qeverisjen më të mirë.

Dje UÇK, sot qeverisje e mirë, kjo është ADN-ja jonë. Krenar me arritjet tona.

Rini e dashur,
Besoj e dini se qeverisja jonë katërvjeçare, me parametrat e punëve të realizuara, mund të krahasohet me punën e të gjitha qeverisjeve të mëhershme të mbledhura së bashku, deri më 2017. Në disa fusha, jemi më të mirë se krejt qeveritë prej se është krijuar komuna e Drenasit, andaj, kemi motiv të punojmë së bashku edhe në katër vite, për ta ndryshuar edhe më shumë e më mirë.

Vazhdojmë së bashku, të bëjmë vepra të mira, të kemi bursa për të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet, përkrahje për hapje biznesi nga ju, lirim nga taksat dhe subvencionime që ndihmojnë fillimin e mbarë në biznes.

Do të vazhdojmë ta kemi arsimin prioritet, të investojmë në kulturë dhe sport, në ambiente të mira për juve dhe vend për rekreacion, sepse, gëzimi juaj, është gëzimi ynë.

Rini e Drenasit,

Votoni kandidatët e listës së PDK për asamble. Votoni shokët tuaj, shoqet tuaja më të shkëlqyera nga komuna jonë, që garojnë me numrin 177.

Vota për PDK-në, është votë për zbatimin e ligjit, transparencën dhe qeverisjen e mirë. Ju i meritoni të gjitha këto, sikur që e meritojnë të gjithë të rinjtë, pa dallim.

Rinia ka qenë, është dhe mbetet prioritet imi. Bashkë vazhdojmë me suksese!
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177

Gra, motra, nëna, vajza të dashura,

Në këtë përmbyllëse të fushatës, dua t’ju përgëzoj për angazhimin Tuaj të shkëlqyeshëm, për promovimin e punës së jashtëzakonshme në këtë mandat dhe platformën për mandatin e ardhshëm.

Ju tashmë e dini se ligji për mua është i pa negociueshëm, kam zbatuar barazinë gjinore dhe kam promovuar me sinqeritet gratë në vendimmarrje. Këtë e kisha për obligim, nga përvoja familjare.

Ju, ashtu sikur unë, duhet të jeni krenare për qeverisjen katërvjeçare, e cila me parametrat e punëve të realizuara, mund të krahasohet me punën e të gjitha qeverisjeve të mëhershme së bashku, deri më 2017. Në disa fusha, jemi më të mirë se krejt qeveritë prej se është krijuar komuna e Drenasit. Prandaj, kemi motiv të madh të punojmë edhe katër vite, për ta ndryshuar Drenasin edhe më shumë, edhe më mirë.

Sot, jam i lumtur të them, ju jeni krenaria e Drenasit dhe Drenicës. Ju jeni zemra e fitoreve të PDK-së, në bastionin e PDK-së. Mbi 100 takimet tuaja, i kanë dhënë dhe japin energji mesazhit tonë, Bashkë për Drenasin!

Ne vazhdojmë të bëjmë vepra të mira. Ne kemi krijuar traditë të shkëlqyer të administratës efikase në shërbim të qytetarëve, kemi marrë vlerësime zyrtare dhe shpërblim për vendin e parë, mbi 750 mijë euro, për qeverisje të mirë. Bashkë vazhdojmë të sjellim projekte dhe zbatojmë projekte me cilësi, me vlerë dhe prioritete që ngritin mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Votimi të dielën duhet ta rikonfirmojë edhe punën tuaj të shkëlqyer, duke hapur çdo derë, me mesazhin se bastioni i PDK-së është i pathyeshëm. Bashkë për Drenasin!

Dilni dhe votoni duke ia dhënë mundësinë qeverisjes së mirë, barazisë para ligjit, barazisë gjinore, pjesëmarrjes së fuqishme të grave në vendimmarrje.

Votoni dhe dëshmoni për vlerën e punës tuaj në vendimmarrje, të nënave, motrave dhe vajzave të komunës tonë në institucione, në organizata private, në familje dhe kudo ndodhet, me votën tuaj, për gratë nga lista e PDK-së, dhe numrin 177, për të vazhduar me punët e mira.

Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë