Lladrovci në lagjen Nikaj: Erdha krenar e ballëhapur për punën dhe përkushtimin ndaj ligjit

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin në vijim, Ramiz Lladrovci është takuar me qytetarët e lagjes Nikaj, me të cilët ka biseduar për punët që janë kryer gjatë mandatit tij dhe punët që do t’i vazhdojë në mandatin e ardhshëm.
Kryetari Lladrovci para qytetarëve Nikaj është shprehur se bashkëpunimi me qytetarët ka qenë çelësi i qeverisjes së mirë.
“Është e ditur se keqbërësve nuk iu pëlqen zbatimi i ligjit, por, për këtë unë nuk negocioj me askënd, asnjëherë”, ka shkruar kryetari Lladrovci.
Shkrimi tij i plotë në ‘Facebook’:
Në lagjen Nikaj, në u e fundit elektoral, erdha krenar e ballëhapur, për punën, për përkushtimin ndaj ligjit gjatë mandatit të parë, por edhe për projektet që planifikojmë të realizojmë në katër vitet e ardhme.
Në takim zgjedhor isha me dr. Selman Mehanin, kandidat për Asamblenë komunale.
Të jesh kampion i qeverisjes, duhet t’i kesh edhe qytetarët kampion, prandaj, bashkëpunimi me qytetarët ka qenë çelësi i qeverisjes së mirë. Është e ditur se keqbërësve nuk iu pëlqen zbatimi i ligjit, por, për këtë unë nuk negocioj me askënd, asnjëherë.
Prandaj, në takim, në mesin e njerëzve me të cilët jam rritur, theksova se punët flasin vet. Në shumë parametra, puna e bërë për katër vjet, sa dyzet. Vazhdojmë së bashku.
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci