Lladrovci në Drenasin I: Kam qenë dhe do të jem kryetar për gjithë pa dallim!

Kryetari aktual, njëherësh kandidat për mandatin në vijim, Ramiz Lladrovci në Drenas I se bashku me kandidatët për asamble, është shprehur krenar për arritjen dhe platformën për katër vitet e ardhshme që do ta ndryshojnë Drenasin.
“Kam qenë dhe do të jem kryetar për të gjithë, sepse të gjithë e meritojnë mirëqenien dhe cilësinë e jetës, pa dallim. Vazhdojmë me punë të mira, për të gjithë”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij i plotë:
Takimi në Drenasi I, me pjesëtarët e lagjeve Bequku, Elezi, Rukiqi, etj. së bashku me kandidatët për asamble, Qëndrim Mulaj dhe Ardian Kukaj, ishte rast të theksoja se jam krenar për arritjet dhe platformën për katër vitet e ardhme që përgjithmonë do ta ndryshojë Drenasin.
Arritjet kanë qenë detyrim dhe obligim për mua, kanë qenë njëkohësisht krenari se ato i dedikohen të gjithë qytetarëve, pa dallim nga vijnë apo për kë votojnë.
Kam qenë dhe do të jem kryetar për të gjithë, sepse të gjithë e meritojnë mirëqenien dhe cilësinë e jetës, pa dallim. Vazhdojmë me punë të mira, për të gjithë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci