Ajazi: Mobilizim i jashtëzakonshëm në secilën familje, për ta bërë sa më bindëse fitoren tonë

Kandidati për kryetar të Drenasit nga DD, Driton Ajazi ka qëndruar sot në Komoran për ti takuar qytetarët.
“Është mobilizim i jashtëzakonshëm në secilën familje, për ta bërë sa më bindëse fitoren tonë”, tha Ajazi.
Njoftimi i Ajazit:
Entuziazëm në vlim gjeta në Komoran, për fitoren e madhe që na pret këtë të diele. Prandaj, me arsye ka atmosferë feste, kudo që po na organizohet pritje.
Është mobilizim i jashtëzakonshëm në secilën familje, për ta bërë sa më bindëse fitoren tonë.
Gra e burra, vajza e djem, profesioniste e profesionistë fushash të ndryshme janë bërë tok, për t’i dhënë goditjen e fundit pushtetit që stagnoi gjithçka për 5 vjet.
Vota e tyre tani është për Demokratët për Drenasin. Votë që garanton zhvillim për Komoranin dhe gjithë Drenasin. Votë që garanton perspektivë e kualitet jete për secilin qytetar, pa dallim.
E falënderoj secilin për këtë angazhim të pashembullt, i cili më 17 tetor do të kurorëzohet me fitoren tonë plebishitare. Fitoren e demokracisë. Fitoren e zhvillimit.
Kjo është koha e jonë për ndryshimin që e duam!?
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin