Drenori në Komoran: Programi ynë po mirëpritet nga banorët

Kandidati për kryetar të Drenasit nga “Green për Drenasin”, Xhavit Drenori sonte ishte në lagjen Cakaj në Komoran për të shpalosur programin qeverisës.

“Pakënaqësia me qeverisjen dhe raportin e komunës me qytetarin është e madhe dhe është garancë që nuk do të votohet me emocione, por bazuar në Program dhe kandidatët që ofrojmë”, ka thënë Drenori.

Njoftimi i Drenorit:

Leutrim Cakaj, asambleisti i ardhshem i GREEN per Drenas, na priten me zemërgjërësi me bashkëfshatarët e lagjës Cakaj në Komoran!

Diskutuam hapur për qeverisjen komunale, nevojat dhe pritshmëritë e tyre në raport me zgjidhjet që i ofron Programi ynë.

Pakënaqësia me qeverisjen dhe raportin e komunës me qytetarin është e madhe dhe është garancë që nuk do të votohet me emocione, por bazuar në Program dhe kandidatët që ofrojmë!

“GREEN për Drenas” #165

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë