Ajazi në Damanek: Secila lagje do ta ketë ujin, kanalizimin, rrugën, trotuarin e ndriqimin

Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD ka thënë se në Damanek morën mbështetje të fuqishme dhe aty sipas tij panë mobilizim të jashtëzakonshëm për ndryshimin që po i vie Drenasit.
“Ne i siguruam banorët se do t’u ofrojmë vëmendje meritore problemeve me të cilat përballen”, ka thënë Ajazi.
Sipas tij, secila lagje e shtëpi këtu, si kudo në Drenas, do ta ketë ujin, kanalizimin, rrugën, trotuarin e ndriqimin. Ne po i identifikojmë edhe lokacionet që mund t’i transformojmë në parqe e hapësira rekreative.
“Kjo është koha jonë! Koha e transformimit të secilit fshat e secilës lagje të Drenasit”, ka thënë ai.
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin