Lladrovci: Të gjitha takimet e sotit i përcolli mesazhi i mobilizimit dhe gatishmërisë për fitoren e madhe të PDK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi kanë vizituar biznesin e suksesshëm, Aktiv Futniture Factory në Baicë, ku u theksua përkrahja e plotë për të gjitha bizneset, sepse, ato krijojnë edhe vende të reja pune, edhe ngritë mirëqenien e qytetarëve në komunën tonë.

“Bashkë me Memli Krasniqin takuam përfaqësuesit e Sindikatës së “Feronikelit”, më pas, zhvilluam edhe katër takime elektorale, në seli të Degës së PDK-së”, ka thënë Lladrovci.

Njoftimi i plotë i Lladrovcit:

Me kryetarin Memli Krasniqi kemi vizituar biznesin e suksesshëm, Aktiv Futniture Factory në Baicë, ku theksova përkrahjen e plotë për të gjitha bizneset, sepse, ato krijojnë edhe vende të reja pune, edhe ngritë mirëqenien e qytetarëve në komunën tonë.

Bashkë me Memli Krasniqin takuam përfaqësuesit e Sindikatës së “Feronikelit”, më pas, zhvilluam edhe katër takime elektorale, në seli të Degës së PDK-së.

Takimet me nëndegët Komorani II, Tersteniku II,
Nëndega Baicë dhe Korroticë e Epërme, ishin takime ku kryetari Krasniqi vlerësoi lart angazhimin e anëtarëve dhe nëndegëve që platforma e fitores të jetë e njohur për çdo familje.

Takimin e fundit elektoral për sot, e patëm në Baicë, në lagjen Zariqi.

Të gjitha takimet i përcolli mesazhi i mobilizimit dhe gatishmërisë për fitoren e madhe të PDK-së, numrit 177, më 17 tetor.

Fitorja do të jetë edhe e qytetarëve, sepse fiton platforma e dalur nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe i kontribuan qeverisjes më të mirë në vend.

Kryetari Krasniqi e ritheksoi se punët shembullore të qeverisjes komunale në Drenas, duhet të vazhdojnë edhe në mandatin tjetër.

Takimet tona e rikonfirmojnë se qytetarët pa dallim të bindjeve politike, do t’i japin përkrahje të fuqishme numrit 177 dhe PDK-së, si çdo herë në bastion, në Drenasin e fitoreve të mëdha.

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë