Ajazi: Në Korroticën e Poshtme qytetarët na e zgjatën dorën e mbështetjes

Në Korroticën e Poshtme qytetarët na e zgjatën dorën e mbështetjes, sepse janë të vetëdijshëm se besimin do t’ua kthejmë duke punuar pa ndalë në shërbim të tyre.
Kështu është shprehur kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi.
“Banorët nuk kanë qasje në rrjetin e ujit të pijes, ani se rrjeti me gypa është i shtrirë dhe nëpër fshat kalojnë edhe gypat qendror furnizues të mbushur me ujë. Pushtetit në ikje nuk i mjaftuan 5 vjet, për ta bërë këtë kyçje që kërkon vetëm pak orë punë”, ka thënë Ajazi.
Sipas tij, probleme ka shumë, por, do të marrin zgjidhje shpejt gjatë qeverisjes së Demokratëve për Drenasin.
“Këtë e dijnë banorët, prandaj nuk po kursejnë asgjë nga vetja për ta përhapur mesazhin e fitores në javën e fundit para votimit”, ka thënë ai.
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin