Jetullahi- Gjoshi viziton bizneset në Drenas, ju premton përkrahje

Sot, në vazhdën e takimeve me biznese, kandidatja për asamble komunale të Drenasit nga PDK, Egzona Jetullahi- Gjoshi ka takuar pronarët dhe punëtorët e këtyre bizneseve, të cilët i ka falënderuar përzemërsisht për mikpritjen.
Numri 3 në listën e PDK-së është zotuar se do të jetë zëri i tyre në asamble.
“U zotuam që përkrahja dhe bashkëpunimi me ta, do të jetë njëra nga prioritetet kryesore në qeverisjen Lladrovci”, ka thënë ajo.
Jetullahi- Gjoshi aktualisht është edhe drejtoreshë për zhvillim ekonomik në Drenas dhe vazhdimisht iu ka qëndruar afër bizneseve.
“Bashkë me bizneset, bashkë për Drenasin”, është motoja e saj.
DrenicaOnline
/