Drenori: “Green për Drenas” do ta të përmirësojë pozitën e margjinalizuar të gruas në familje dhe rrethin shoqëror

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, nga “Green për Drenas”, Xhavit Drenori ka njoftuar se iniciativa e tij qytetare do të angazhohet që të përmirësojë pozitën e margjinalizuar të gruas në familje dhe rrethin shoqëror.

Sipas Drenorit, programi i tyre e trajton gruan me një çasje krejt ndryshe!

• Rritja e numrit të kopshteve dhe çerdheve të fëmijëve,
• krijimi i mundësive që gruaja të kyçet në tregun e punës,
• përkrahja e femrës së talentuar në art dhe kulturë, • subvencionimi i grave që hapin Start-Up biznese, • shpërbërja e patriarkalizmit toksik dhe dhunës ndaj gruas,
• hapja e QMF vetëm për gratë,
• subvencionimi më i madh i klubeve sportive të femrave,
• inkurajimi i grave për angazhim publik etj.,

Sipas Drenorit këto ishin disa nga çështjet që i shpalosën në bashkëbisedimin e sotëm me gratë dhe vajzat e punësuara në dy biznese, që na mirëpritën për vizitë.

“Me “GREEN për Drenas” gruas do t’i japim vendin e merituar në shoqëri, meqë gruaja është shtylla e zhvillimit dhe progresit të komunës sonë”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë