Ajazi në Zabel të Epërm: Me fitoren e DD-së do të fitojë secili

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi sonte ishte në Zabel të Epërm për të shpalosur programin qeverisës.
“Këtu po punohet shumë për datën 17 tetor, me qëllimin që fitorja e Demokratëve për Drenasin të jetë spektakulare”, ka thënë ai.
Postimi i Ajazit:
Në Zabel të Epërm sot dëgjuam hallet e banorëve, të cilat janë të shumta dhe pushteti në ikje nuk u ka dhënë zgjidhje.
Këtu po punohet shumë për datën 17 tetor, me qëllimin që fitorja e Demokratëve për Drenasin të jetë spektakulare.
E me këtë fitore, do të fitojë secili. Në Zabel të Epërm ne u zotuam se do t’u japim zgjidhje të gjitha problemeve që varen nga qeverisja lokale.
Më 17 tetor, plani për transformimin e komunës sonë do të triumfojë kundrejt planeve stagnuese të pushtetit. Zhvillimin do ta ndiejë secili fshat, secila lagje e secila familje.
Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin