Lladrovci: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është kandidat edhe për një mandat nga PDK, sonte ishte në Çikatovë të Re, Çikatovë të Vjetër dhe Gllobar.

“Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, këtë e duan qytetarët që i takuam jo vetëm sot, por çdo ditë, anë e kënd komunës tonë. Besimi i tyre është obligim yni”, ka thënë Lladrovci.

Statusi i tij i plotë:

Në Çikatovë të Re, Çikatovë të Vjetër dhe Gllobar, mora pjesë në takimet zgjedhore me qytetarë, së bashku me kandidatët për Asamblenë komunale, Fitore Prokshi dhe Ardian Kukaj.

Përkrahja nga komuna për rastet sociale nuk do të mungojë asnjë herë, sepse, kemi dëshmuar solidaritet në çdo kohë, nga vitet ’80 e deri sot. Andaj, ceka në takim, ne jemi të përkushtuar për mirëqenie dhe ngritjen e cilësisë së jetës për të gjithë.

Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, këtë e duan qytetarët që i takuam jo vetëm sot, por çdo ditë, anë e kënd komunës tonë. Besimi i tyre është obligim yni.

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë