Drenas/ Vazhdon trajnimi për fuqizimin dhe shkathtësimin e të rinjve nga YEEP

Sot, ka filluar grupi i tretë i trajnimit “Fuqizimi dhe shkathtësimi i rinjve përms mundësive të reja” YEEP në Drenas, ku 20 të rinjtë do të jenë përfitues i pakos së trajnimeve nga metodologjia “Shkathtësitë Themelore Jetësore dhe Punësimit”.

Implementimi i këtij projekti është mundësuar nga nënshkrimi i memorandumit mirëkuptimit mes kryetarit të komunës, z.Ramiz Lladrovci dhe drejtorit të organizatës Z. Rexhep Gojnovci.

Projekti është duke u implementuar nga organizata rinore AKTI në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ndërsa financohet nga The German Federal Ministry for Economik Coopertion and Development (BMZ) dhe Hermann-Gmeiner Fund Germany (HGFD).

Përmes këtij projekti, muaj me parë janë certifikuar 40 të rijnë nga Komuna e Drenasit të cilët kanë marr pjesë në trajnimin për fuqizimin dhe aftësimin e tyre për tregun e punës, dhe pas certifikimit, 24 prej tyre janë tani në marrëdhënie pune, intership apo edhe punë praktike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë