Ia dëmtuan posterin kandidatit në zgjedhje, policia kërkon të dyshuarin

Një person ka raportuar të hënën në stacionin e policisë në Skenderaj se persona të panjohur, e kanë dëmtuar një poster të kandidatit të një partie.
Rasti ka ndodhur në fshatin Polac, rreth orës 08 e 30 min.
Policia me urdhët të prokurorit ka hapur rast për asgjestim të dokumenteve të votimit.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë.
Deri tani nuk ka informacione për identifikimin e të dyshuarit/ve.
/DrenicaOnline/