Asamblisti i PDK-së në Drenas, Përparim Shala kërkon mbështetjen tuaj edhe për një mandat

Garës për asamble komunale të Drenasit i është futur sërish asamblisti i PDK-së, Përparim Shala. Ai mbanë numër 5 në listën për asamble ndërsa kërkon mbështetjen e qytetarëve për të dhe për kryetarin Ramiz Lladrovci.
“Do të angazhohem të krijojmë kushte edhe më të mira për investime dhe hapje të vendeve të punës, si dhe për zhvillim të mëtejmë të infrastrukturës për sport, kulturë dhe aktivitete tjera për rininë tonë.
Duke kërkuar edhe një herë besimin tuaj, ju premtoj se qeverisja e mirë komunale do të jetë edhe më afër të secilit nga ju”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se është nder dhe njëherësh përgjegjësi e madhe të jesh përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, në bastionin e saj kryesor, në Drenas.
“Gjatë mandatit të parë 4 vjeçarë kam bërë çmos të jem zëri juaj në Asamble. Ndihem i lumtur që shumë projekte e kërkesa tuaja janë realizuar me sukses. Në mandatin e ri, ju premtoj se do të përkushtohem dhe angazhohem edhe më shumë. Synimi im është përmirësimi dhe lehtësimi i mëtejmë i jetës së qytetarëve në të gjitha fushat”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Shala ka bërë thirrje të votoni kandidatin e PDK-së për kryetar Ramiz Lladrovci, që i ka prirë realizimit të të gjitha projekteve në Drenas duke arritur të marr edhe epitetin e komunës më të mirë në Kosovë.
“Jam i bindur se me votën tuaj do të shprehni mirënjohjen për qeverisjen e mirë në Drenas.
Edhe kësaj here do të ju tregojmë të gjithëve se sa krenar jemi me Partinë Demokratike të Kosovës si dhe me liderët tanë historikë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që duhet të lirohen sa më shpejt. Po e shihni çdo ditë që Kosova nuk mund të përparojë pa liderët tanë dhe pa Partinë Demokratike të Kosovës. Duke fuqizuar PDK-në në këtë periudhë të vështirë e ndihmojmë edhe shtetin tonë që u lind me sakrificë shumë të madhe”, ka deklaruar asamblisti Shala duke kërkuar të votoni për zhvillim e prosperitet dhe për të ardhmen tuaj të sigurt.