Bekim Jashari po merr mbështetje gjithandej

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili po garon edhe për një mandat, po merr mbështetje të madhe gjithandej.
Sot ai ishte në Qubrel ku i ka falenderuar banorët për mbështetjen e madhe dhe i ka siguruar ata që do të vazhdoi të jetë afër tyre.
Statusi i Bekim Jasharit:
S’ka si të jetë ndryshe sepse drenicasit vlerësojnë drejtë,
Mbështetje e madhe gjithandej komunës sonë për mua, listën tonë të pavarur “Ideal për Skenderaj” dhe rrugën tonë të përbashkët për jetësimin e idealit e amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë.
Kjo u dëshmua edhe sot në Qubrel, me banorët e kësaj ane, të cilët i falënderova për mbështetjen e madhe dhe i sigurova që do të vazhdoj të jem afër tyre çdoherë, deri në vdekje.
#idealpërSkenderaj
#ideal113