Pamje nga vendi ku u gjet i vdekur 10-vjeçari në Malishevë

Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij.

Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës.

Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, ka thënë Gjurkaj.

Më poshtë pamje nga kamioni ku u gjet i vdekur 10-vjeçari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë