Lladrovci takon veteranët dhe invalidët e UÇK-së nga Sankoci

Ditën mbarë e fillova me shokët e miqtë e mi, heronjtë e gjallë, invalidët, veteranët e UÇK-së dhe familjarë të veteranëve nga Sankoci me të cilët diskutova për katër vitet e kaluara dhe katër vitet e ardhme të qeverisjes që do të jetë vijim i qeverisjes shembullore.
Kështu ka shkruar në një status në FB kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat.
“Po ashtu, ceka se vlerat e shtetit tonë, shtetësia, liria, demokracia dhe shtetndërtimi, kanë në themel, vlerat e ushtrisë tonë të lavdishme, ushtrinë e cila buroi nga vullneti i pandalshëm i popullit për çlirim”, ka thënë Lladrovci.
“Përkujtuam ditët e lavdisë dhe ata që padrejtësisht nuk janë në mesin tonë. Krenar me të kaluarën. Idealet e djeshme për çlirim, sot i kemi në zbatim të ligjit, barazisë, mundësitë e gjasat e barabarta”
Lladrovci ka falenderuar veteranët dhe invalidët e UÇK-së!
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci