Drenori takon përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas
Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga GpD, Xhavit Drenori, ka takuar përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas.
Ai thotë se nga udhëheqësit e këtij Institucioni të respektuar në komunën tonë u njoftuan për angazhimin e tyre në të mirën e përgjithshme dhe bashkbiseduan për sfidat e shoqërisë tonë.
Njoftimi i Drenorit:
Në vazhdën e vizitave në institucione lokale, së bashku me Heroinen dhe Gëzimin, gjatë javës takuam edhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas.
Nga udhëheqësit e këtij Institucioni të respektuar në komunën tonë u njoftuam për angazhimin e tyre në të mirën e përgjithshme dhe bashkbiseduam për sfidat e shoqërisë tonë.
Së bashku me çdo institucion në Drenas do bëjmë maksimumin për të mirën e përgjithshme.
GREEN për Drenas
165✅