Ajazi shpalos programin për Negroc, thotë se banorët po e presin me padurim 17 tetorin

Në Negroc po e presin me padurim 17 tetorin, për t’i dhënë ndëshkim pushtetit në ikje që për 5 vjet ka prodhuar veç stagnim e degradim.

Kështu është shprehur kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi.

“Mbrëm, aty gjetëm entuziazëm e mobilizim të madh për ndryshimin që po i vjen Drenasit. Morëm mbështetje, si prijëtarë të këtij ndryshimi”, ka thënë ai.

Në Negroc u zotuan se, përpos që do ta përmbyllin gjithë infrastrukturën bazike (rrugë të asfaltuara, trotuare, ndriqim, ujësjellës e kanalizim), do të investojnë edhe në arsim e shëndetësi, e po ashtu i informuam banorët se kanë projekte për hapësira rekreacioni, përfshirë edhe shtigjet për ecje, të cilat janë pjesë e një plani më të madh investiv që kanë për fshatrat rrëze maleve të Kosmaqit.

“Unë me Demokratët për Drenasin do ta shpërblejmë me punë të pakursyer këtë besim që po na ofrohet në Negroc, e kudo në komunën tonë”, ka thënë Ajazi.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë