Lladrovci në takimet zgjedhore me qytetarë: Zbatimin i ligjit, është kushti i parë për të qenë kampion në qeverisje

Kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për mandatin e ardhshëm, në krye të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vijuar me fushatën elektorale në fshatra dhe lagjet, bastione të PDK-së, ku ka theksuar se “zbatimin i ligjit, është kushti i parë për të qenë kampion në qeverisje”.

Z. Lladrovci ka potencuar se “administrata, arsimi, shëndetësia por edhe sektorët tjerë, janë për t’u lavdëruar, sepse, kemi arritur së bashku t’i përmbushim premtimet, madje edhe t’i tejkalojmë”.

Postimi i Ramiz Lladrovcit në fb:

Në Shtuticë, Polluzhë, Vërboc dhe Terstenik, në lagjet, Beqiri, Istogu, Gllareva, Dobra dhe Cakiqi, me kandidatët për Asamble, Fatmir Baliu, Leutrim Kastrati, Qëndrim Gllareva, Fitore Prokshi dhe Malësore Cakiqi, na pritën në takime zgjedhore ku fola për platformën e mandatit të ardhshëm.

Qytetarët i sigurova se do të vazhdojmë me qeverisjen e mirë, dhe se zbatimin i ligjit, është kushti i parë për të qenë kampion në qeverisje.

Administrata, arsimi, shëndetësia por edhe sektorët tjerë, janë për t’u lavdëruar, sepse, kemi arritur së bashku t’i përmbushim premtimet, madje edhe t’i tejkalojmë.

Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me qytetarët, të flasim për arritjet, sfidat si dhe prioritetet që i presin qytetarët, pa dallim.

Drenasi dhe qytetarët, meritojnë të jenë kampion për qeverisje të mirë, edhe në mandatin tjetër, sepse, ne nuk do të ndalemi, me punë të mira, vazhdojmë.

Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë