Egzona Jetullahi- Gjoshi: Zotohem që do të jem zëri i arsyes në asamblenë komunale

Sot, gjatë takimit me gratë e fshatit Sankoc, sikurse në çdo takim tjetër edhe ky takim ishte mjaftë mbreslënës, ku u konfirmua përkrahja e madhe për PDK’në, në garën e 17 Tetorit!

Kështu është shprehur kandidatja për asamble komunale të Drenasit nga PDK, Egzona Jetullahi- Gjoshi e cila mbanë numrin 3 në listë.

“Komuna e Drenasit ka qënë lidere në Kosovë sa i përket përkrahjes dhe fuqizimit të gruas, dhe si e tillë do të mbetet edhe në qeverisjen e ardhshme të Z.Lladrovci”, ka thënë ajo.

“Faleminderit për përkrahjen, zotohem që do të jem zeri i arsyes në Kuvendin Komunal, duke ngritur çdo problem me të cilin përballemi!”

#BashkëpërDrenasin
#PDK177✅
#EgzonaJetullahiGjoshi3✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë