Finalizohet Harta Zonale e Komunës së Drenasit 2021-2029

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit, Flutura Avdiu ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Drenasit.

Ajo ka treguar se me mbështetje teknike të GIZ-it gjerman, dhe kompanisë hartuese Plan A Consulting, arriten të finalizojnë Hartën Zonale të Komunës së Drenasit 2021-2029, duke trajtuar dhe shqyrtuar kërkesat e qytetarëve gjatë shqyrtimit publik të Hartës Zonale të Komunës së Drenasit i cili ka zgjatur 30 ditë, dhe tani do të procedohet për miratim përfundimtar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Njoftimi i plotë i Drejtoreshës:

Të dashur qytetar,

Dua të ju njoftojë se pas një pune intensive, me përkrahje të Kryetarit të Komunës Ramiz
Lladrovci gjatë gjithë këtij procesi të hartimit të dokumentit me të rendësishëm hapësinor, me mbështetje teknike të GIZ-it gjerman, dhe kompanisë hartuese Plan A Consulting, arritëm të finalizojmë Hartën Zonale të Komunës së Drenasit 2021-2029, duke trajtuar dhe shqyrtuar kërkesat tuaja gjatë shqyrtimit publik të Hartës Zonale të Komunës së Drenasit i cili ka zgjatur 30 ditë, dhe tani do të procedohet për miratim përfundimtar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Është bërë një punë e jashtëzakonshme në këtë projekt multisektorial, i cili përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Komunës, për një periudhë së paku tetë (8) vjeçare.

Për çfarë me shumë përgjegjësi ju sigurojmë se gjithçka çfarë kemi bërë, prioritet ka qenë mirëqënia juaj, zhvillimi i qytetit të Drenasit dhe mbrojtja e mjedisit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë