Një lajm i mirë për banorët që jetojnë në rrugën “Xhemë Lahu” në Llapushnik

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Petrit Gashi ka njoftuar se rruga “Xhemë Lahu” në Llapushnik do të nis të asfaltohet në javën e ardhshme.
Sipas tij, rruga që do të asfaltohet do jetë e gjatë 750 metra dhe me gjerësi 4 metra.
Njoftimi i Gashit:
Sapo pranova konfirmimin nga Drejtoria e Infrastruktures Lokale në Drenas së rruga “Xhemë Lahu” në Llapushnik ashtu siç ishte planifikuar do të filloj asfaltimin në javën e ardhshme. Një falënderim të veçantë për drejtorin e Infrastrukturës Lokale z. Endrit Gllareva për punën dhe përkushtimin që të jetë përkrah projekteve prioritare në fshatin tonë dhe për mbikëqyrësen e projektit Vlora Gjinovci.
Rruga që do të asfaltohet do jetë e gjatë 750 metra dhe me gjerësi 4 metra.
Ju rikujtojmë se infrastruktura rrugore në fshatin tonë është në përfundim e sipër, dhe përderisa para 4 viteve flisnim për dhjetëra kilometra të paasfaltuar, sot flasim vetëm për qindra metra. Kryetari Lladrovci ka tejkaluar realizimin e premtimeve në fshatin tonë dhe kjo tregon së vetëm puna, vullneti, vizioni dhe përkushtimi e bëjnë Drenasin të jetë në nivel evropian të zhvillimit
Urime Banoreve!