Lladrovci: Asnjë punësim në komunën e Drenasit nuk është me kontratë mbi vepër. Asnjë!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj dy titujve të nxjerr nga debati i fundit me kandidatët për kryetar komune.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Demant ndaj dy titujve nga debati!
Kam ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri sociale!
Asnjë punësim në komunën e Drenasit nuk është me kontratë mbi vepër. Asnjë!
Është për keqardhje mungesa e njohurive të disa kandidatëve për kryetar komune, të cilët pretendojnë të bëhen “të famshëm”, me deklarata që prodhojnë tituj keqdashës, larg të vërtetës dhe realitetit.
Konceptet e mia për situatën dhe gjendjen sociale e kam filluar nga koha e veprimit ilegal, e deri sot vazhdoj ta kem.
Në vitet e hershme të viteve ’90, kam qenë sekretar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Drenas, e deri në kohë të pandemisë, kam qenë dhe jam i ndjeshëm dhe kontribues për ta përmirësuar gjendjen sociale të qytetarëve, aty ku mundem dhe aty ku e lejon ligji.
Ndjeshmëria ime për gjendjen e qytetarëve si kryetar i Drenasit, ka filluar me zbatimin e ligjit dhe trajtimin e qytetarëve njëjtë para ligjit.
Fondet për përkrahjen sociale, rritjen e numrit të punëtorëve social, përkrahja e rasteve sociale dhe përkrahja e familjeve në nevojë, janë disa nga punët për aspektin social dhe ndjeshmërinë time për rastet sociale.
Andaj, konstatimi i zonjës kandidate është jo vetëm i padrejtë por edhe i paqëndrueshëm, aq sa ishte i pasaktë qëndrimi i kandidatit që hapur dezinformonte se unë kam punësuar me dhjetëra zyrtarë në komunë me kontratë mbi vepër.
Andaj, në mesin e titujve të pasaktë dhe fyes, fuqishëm i demantoj dy tituj nga debati:
Kam ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri sociale!
Asnjë punësim në komunën e Drenasit nuk është me kontratë mbi vepër. Asnjë!