Këto janë disa nga projektet e shpalosura sot nga Lladrovci

Takimet në lagjet Drenasi I dhe Drenasi II, kanë qenë takime të dobishme dhe të rëndësishme rreth projekteve në qendër, së bashku me kandidatët për asamble të listës së PDK-së, Zeqir Hasi dhe Qëndrim Mulaj.

Kështu është shprehur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është kandidat edhe për një mandat.

“Drenasi është qytet që ia dimë nevojat, do të kemi edhe shumë projekte dhe objekte me rëndësi vitale për qytetin dhe komunën si djep i UÇK-së, me objektet arsimore, fetare, kulturore e sportive, zonave të gjelbra, zonës së biznesit, objektet e dedikuara për nxënës, rininë, gratë, pensionistët, etj”, ka thënë Lladrovci.

Gjithsesi, ai theksoi se prona është e shenjtë dhe e paprekshme.

“Në takime ceka po ashtu se do të angazhohemi maksimalisht për ngritjen e koeficientit të ndërtimit, lejet e ndërtimit pa asnjë pritje kur i plotëson kriteret, me parkingjet dhe zgjidhjet më të mira në interesin qytetar për jetë të qetë dhe të rehatshme”, ka deklaruar ai.

Sot, Drenasi sipas Lladrovcit është ndryshe nga fillimi i mandatit të tij dhe ndryshe do të jetë në fund të mandatit të ardhshëm. Për Drenasin, qytet i këndshëm për punë dhe jetë, për qytetarët, sepse ne e duam Drenasin. Vazhdojmë!

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Më shumë