Ajazi shpalos programin e DD-së në Shtrubullovë

Kandidati për kryetar të Drenasit nga DD, Driton Ajazi sonte ishte në Shtrubullovë për ti takuar banorët në kuadër të fushatës parazgjedhore.
“Kisha kënaqësinë ta shpalosja programin e Demokratëve për Drenasin para banorëve të fshatit Shtrubullovë”, ka thënë Ajazi.
“Pash poashtu një energji të madhe për ndryshimin që i duhet komunës sonë për t’i zgjidhur të gjitha problemet, të cilat udhëheqja e aktuale nuk kishte fare interesim”, tha ai.
“Me Demokratët për Drenasin, komuna jonë do të ketë një të ardhme të mirë. Kjo është koha jonë për një ndryshim që e duam!”, ka thënë Ajazi.
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin