Ajazi takon banorët e Abrisë, iu premton rihapjen e shkollës

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi ka qenë sonte në Abri ku ka takuar banorë të këtij vendi. Ai ka thënë se shkolla e re që ishte ndërtuar, u mbyll nga kryetari në ikje.

“Ai nuk e dëgjoi zërin e nxënësve dhe prindërve, përkundër protestave në Drenas e Prishtinë. Shkollës nuk iu hoq dryni, e sot ajo është demoluar e tëra”, ka thënë Ajazi.

Postimi i plotë i Ajazit:

Abria, është prej atyre fshatrave që i ka vuajtur më së shumti pasojat e pushtetit shkatërrimtar, gjatë këtyre 5 vjetëve.

Banorët këtu mezi s’po e presin 17 tetorin, për t’i ndëshkuar ata që ua keqpërdorën besimin.

Shkolla e re që ishte ndërtuar, u mbyll nga kryetari në ikje. Ai nuk e dëgjoi zërin e nxënësve dhe prindërve, përkundër protestave në Drenas e Prishtinë. Shkollës nuk iu hoq dryni, e sot ajo është demoluar e tëra.

Do ta demolojmë atë dry, e shkolla do të rindërtohet dhe do të hapet për nxënës në vitin e parë të qeverisjes sonë. Ne do të ndërtojmë edhe hapësira të reja arsimore, sepse mendojmë që investimi në arsim është investimi më strategjik pë të ardhmen tonë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorë të lagjeve në Abri, mësuam edhe shumë probleme e halle që kanë, krahas atyre që lidhen me infrastrukturën bazike.

Ne do t’u japim zgjidhje të gjithave. Sepse, Demokratët për Drenasin kanë mision ndërtimin, e jo shkatërrimin.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë