Ky është projekti i “Green për Drenas” për liqenin e Vasilevës

Shkruan: Xhavit Drenori
Dita Botërore e Turizmit-27 Shtatori, që festohet globalisht çdo vit, synon të rrisë ndërgjegjësimin për vlerën sociale, kulturore, politike dhe ekonomike të turizmit dhe kontributin që ky sektor mund të japë në të ardhmen në zhvillimin e komunës sonë, duke shtyrë përpara projektet e idetë tona për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e kulturor.
Rëndësia e turizmit nuk reflektohet vetëm në zhvillimin e ekonomisë nacionale apo lokale, por është kryesisht e nderlidhur dhe e rëndësishme për zhvillimin e bashkësive të vogla rurale dhe ekonomive bujqësore lokale, përmes plasimit të produkteve bujqësore bio nëpër vendpikniqet dhe atraksionet turistike të komunës së Drenasit.
Zhvillimi i sportit rekreativ dhe atij ujor është i ndërlidhur poashut me këtë sektor, ku komuna jonë a potenciale të shumta e të pashfrytëzuara ende!
Në sinergji me kulturën, ky sektor krijon oferta turistike dhe kulturore, të cilat i japin vlerë të shtuar dhe rrisin atraktivitetin dhe konkurrencën në ofertën turistike vendore.
“GREEN për Drenas” e mbështet turizmin në komunën tonë, sepse përmes këtij sektori të pazhvilluar deri më tani dhe duke e mbështetur me plane dhe investime, do ta bëjmë promotor të zhvillimit ekonomik të Drenasit.
Projekti i Liqenit të Vasilevës është mrekullia që qytetarët e komunës së Drenasit, dhe më gjërë, do t’i gëzohen në mandatin tonë katër vjeqar!☘️