Ajazi ndëron veprën e heroit Fatos Krasniqi: Nderimi për dëshmorët do të jetë i përjetshëm

Sot është shënuar 23 vjetori i rënies së heroit të Kosovës, Fatos Krasniqi. Për ta ndëruar vepren e tij sot në familjen Krasniqi ishte kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi.
Postimi i Ajazit:
Sot, në Negroc, nderuam veprën e Heroit të Kosovës, dëshmorit Fatos (Sherif) Krasniqi në 23 vjetorin e rënies së tij!
Fatosi u rreshtua me djemtë më të mirë të vendit ku si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftoi në shumë beteja përgjatë magjistrales Prishtinë-Pejë dhe në Grykën e Llapushnikut.
Nderimi për dëshmorët do të jetë i përjetshëm, kurse kujtimi për ta i paharrueshëm!
Lavdi e përjetëshme për të gjithë të rënët për liri!