Gjermania në votime/ Drenori: Jam i lidhur shumë me këtë vend

Në Gjermani po votohet sot për Bundestagun e ri. Sot në mbrëmje mësojmë edhe pasuesin/pasuesën e znj. Merkel në krye të qeverisë federale të Gjermanisë.

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori nga “Green për Drenas” thotë se është i lidhur jo vetëm profesionalisht me Gjermaninë për shkak që studimeve në tri universitete gjermane dhe praktikës profesionale në Bundestag në vitin 2008, por edhe emocionalisht sepse atje tashmë ka krijuar shumë ura komunikimi e bashkpunimi.

Njoftimi i Drenorit:

Aufwiedersehen Frau Merkel?

Në Gjermani po votohet sot për Bundestagun e ri. Sot në mbrëmje mësojmë edhe pasuesin/pasuesën e znj. Merkel në krye të qeverisë federale të Gjermanisë.

Mbi 40% e votuesve tashmë kanë votuar përmes postës. Ndërsa pjesa tjetër voton sot nga ora 8 deri 18.
Gjithsej rreth 60.4 milionë gjermanë do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për Bundestagun e 20 -të gjerman.
Sipas një vlerësimi të Zyrës Federale të Statistikave, 31.2 milionë prej tyre janë gra dhe 29.2 milionë janë burra.
Midis tyre janë rreth 2.8 milion votues për herë të parë.

Përndryshe, mënyra (e komplikuar) e votimit për Bundestag mund të prodhoj një legjilaturë XXL, deri në 1000 deputetë. Legjislatura që po përfundon numëronte 709.

Me shumë gjasë zgjedhjet do të prodhojnë një koalicion qeverisës ndëmjet #socialdemokratëve, të #gjelbërtëve dhe #liberalëve.
Kjo padyshim do ishte një lajm i mirë edhe për Kosovën.

Jam i lidhur jo vetëm profesionalisht me Gjermaninë për shkak që studimeve në tri universitete gjermane dhe praktikës profesionale në Bundestag në vitin 2008, por edhe emocionalisht sepse atje tashmë kam krijuar shumë ura komunikimi e bashkpunimi.
Një semester (5 muaj) në Hamburg 2002/2003, një semester (5 muaj) në Chemnitz 2005/2006 dhe një të tillë në Berlin (5 muaj) 2008, e krahas kësaj praktikën profesionale në zyren e një deputeti gjerman (programi preztigjioz IPS).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë