Ajazi: Tërstenikut do t’i ofrojmë vëmendje meritore

Banorët e lagjeve të Tërstenikut kanë pritur sot në takim Driton Ajazin me bashkëpuntorë. Kandidati i DD-së për kryetar të Komunës së Drenasit thotë se gjatë qeverisjes së tyre do t’i çlirojnë potencialet e mëdha të zhvillimit që ka fshati më i madh i Komunës sonë.

Njoftimi i plotë i Ajazit:

Mbështetje të fuqishme e mobilizim të pashembullt për ndryshimin që po i vie Drenasit, gjetëm sot në Tërstenik, të cilin pushteti në ikje për 5 vjet e ka braktisur.

Ne i siguruam banorët e lagjeve të Tërstenikut se do t’u ofrojmë vëmendje meritore.

Ekipi im ka identifikuar mungesa të mëdha në infrastrukturë, të cilat do të gjejnë zgjidhje të shpejtë. Secila lagje e shtëpi në Terstenik do ta ketë ujin, kanalizimin, rrugën, trotuarin e ndriqimin. Do ndërtojmë çerdhe poashtu. Ne po i identifikojmë edhe lokacionet që mund t’i transformojmë në parqe e hapësira rekreative.

Gjatë qeverisjes sonë do t’i çlirojmë potencialet e mëdha të zhvillimit që ka fshati më i madh i Komunës sonë.

Kjo është koha jonë! Koha e transformimit të secilit fshat e secilës lagje të Drenasit!

#Vota182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë