Jetullahi- Gjoshi: Përkrahja dhe fuqizimi i gruas mbetet prioritet i PDK-së dhe kryetarit Lladrovci

Kandidatja për asamble komunale nga PDK, Egzona Jetullahi- Gjoshi ka takuar sot fizioterapeuten e parë në komunën e Drenasit, e cila ushtron profesionin e saj për 14 vite radhazi, Egzonita Hoxha- Mala.
Puna e saj me përkushtim dhe profesionalizëm të vertetë, ka ndihmuar qytetarët e komunës sonë, ajo gjithashtu është e angazhuar si fizioterapeute edhe ne klubin e Feronikelit
Statusi i plotë i Egzona Jetullahi- Gjoshi:
Sot, vizitova miken time Egzontinën!
Egzontina Hoxha- Mala është fizioterapeutja e parë në komunën e Drenasit, e cila ushtron profesionin e saj për 14 vite radhazi, puna e saj me përkushtim dhe profesionalizëm të vertetë, ka ndihmuar qytetarët e komunës sonë, ajo gjithashtu është e angazhuar si fizioterapeute edhe ne klubin e Feronikelit.
Përkrahja dhe fuqizimi i gruas ka qënë dhe mbetet prioritet i Partisë Deomkratike dhe Kryetarit Lladrovci!
Zotohemi, se çdo herë do të jemi në përkrahjen e të gjitha veprimtarive biznesore, veçanërisht ndaj atyre që udhëheqen nga gratë.