Memli Krasniqi takimet elektorale në Drenas i fillon nga vendlindja e Ramiz Lladrovcit

Ramiz Lladrovci, kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për mandatin e ardhshëm për kryetar të Drenasit, e filloi ditën me takimin e parë me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe intelektualët e komunës së Drenasit, nga shtëpia e tij, si mikpritës.
Z. Lladrovci ka shkruar se me kryetarin Memli Krasniqin, rikonfirmuan lidhjen e natyrshme, të pashkëputshme, Drenas-PDK.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Bashkë për Drenasin!
Ditën e mbarë të takimeve, e filluam në Gllanasellë me kryetarin Memli Krasniqi, për të rikonfirmuar lidhjen e natyrshme, të pashkëputshme, Drenas-PDK!
Vazhdojmë me qeverisjen e mirë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK177
Ramiz Lladrovci