Driton Ajazi bashkë me stafin e tij bëjnë homazhe pranë shtatores së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Në 23 vjetorin e rënies heroike të dy prej emblemave më të rëndësishme të luftës tonë çlirimtare, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, kandidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi bashkë me kandidatët për asamble nga lista “Demokratët për Drenasin kanë bërë homazhe pranë shtatorëve të tyre.
“Rënia e tyre ishte kushtrim i lirisë. Falë gjakut të tyre sot Drenasi e gjithë Kosova po jeton e frymon lirshëm. Lavdi jetës dhe veprës së tyre”, ka shkruar Ajazi në profilin e tij në Facebook.